Wellnes SPA

Pas një udhëtimi të lodhshëm ose një dite të vështirë pune, ju ftojmë të vizitoni Qendrën SPA, e cila ofron larmi ambientesh për qetësimin e trupit dhe të mendjes tuaj. Qendra e SPA-së ka sipërfaqe prej 1600m², e cila gërsheton teknologjinë e fundit me qetësinë dhe komfortin e një hapësire luksoze. 

Qendra SPA ka pishinën e brendshme termike me masazh me ujë, pishinë & saunë private, 3 lloje të ndryshme të saunave, sauna me kripë, sauna e thatë, sauna me avull, qendrën e fitnesit & klubin e biliardos.