


Rreth Nesh
Iliria Hill Resort është destinacioni i përsosur për familjet që kërkojnë një eksperiencë të paharrueshme të ushqimit në natyrë, duke përfituar nga pamje piktoreske.
Iliria Hill Resort është Resorti më i ri me 5 yje, i cili ndodhet në vendin e mrekullueshëm malor dhe magjepsës, në fshatin Shamalluk të Podujevës, ku bukuria e natyrës dhe shkëlqimi i kuzhinës janë në qendër të vëmendjes. Përhapur në mes të gjelbërimit të malit që të lë pa frymë dhe me një pamje mahnitëse të rrafshit të Kosovës, resorti ynë ofron një përvojë të paharrueshme për mysafirë të të gjitha moshave. Me një ushqim dhe shërbim fantastik, është një destinacion i pazëvendësueshëm.


Dhomat
Qetësi unike, për gjumë dhe relaks. Lëreni pas kaosin e qytetit dhe zhytuni në qetësi.
Sallat e Konferencave
Iliria Hill Resort ofron një ambient të mrekullueshëm për takime private, evente biznesi dhe seminare e punëtori të ndryshme. Sallat e konferencave janë dizajnuar për nevojat tuaja dhe së bashku me dhomën tonë të veçantë ‘Private room’, ofrojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Të dy sallat tona, janë të pajisura me teknologjinë e fundit që sigurojnë një ambient të përshtatshëm për prezantime të suksesshme.
Menu

Mëngjesi
I pasur dhe tradicional

Mishi i Pulës
Pjata servohet me mish të freskët të pulës, spina, domate, krem, pure dhe patate!

Salmon
Pjata servohet me Salmon, spinaq, salc hudhre, pure dhe patete!

Biftek
Pjata servohet me Biftek, rozmarin, patete të furrës dhe salc shtëpie!