Rreth Nesh
Iliria Hill Resort është Resorti më i ri me 5 yje, i cili ndodhet në vendin e mrekullueshëm malor dhe magjepsës, në fshatin Shamalluk të Podujevës, ku bukuria e natyrës dhe shkëlqimi i kuzhinës janë në qendër të vëmendjes
I vendosur në mes të gjelbërimit të malit që të lë pa frymë dhe me një pamje mahnitëse të rrafshit të Kosovës, resorti ynë ofron një përvojë të paharrueshme për mysafirë të të gjitha moshave. Me një ushqim dhe shërbim fantastik, është një destinacion i pazëvendësueshëm.
Fshati Shamalluk është një destinacion turistik mrekullues që gjendet në një zonë të bukur malore në jugperëndim të vendit tonë. Rrethuar nga malet e vërteta, ky fshat ofron peizazhe natyrore të mahnitshme dhe një përvojë të jashtëzakonshme për ata që dëshirojnë të shijojnë natyrën dhe qetësinë.
Me një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore të gjallë, fshati Shamalluk ka ruajtur karakteristikat autentike të një fshati tradicional shqiptar. Gjatë vizitës në këtë zonë, do të takoni banorë të mrekullueshëm, me mikpritje dhe gatishmëri për t’ju njohur me kënaqësi me trashegiminë e tyre kulturore. Ata do të ndajnë me vizitorët një pjesë të çmuar të historisë dhe traditave të tyre.
Magjia e malit, bukuria e natyrës, dhe shijet e paharrueshme e bëjnë Iliria Hill Resort, destinacionin tuaj të pazëvendësueshëm. Vizita tek ne do të jetë një udhëtim i pasur me kulturë, shërbim të personalizuar, dhe aventura natyrore që prek shpirtin tuaj.
Iliria Hill Resort është destinacioni i përsosur për familjet që kërkojnë një eksperiencë të paharrueshme të ushqimit në natyrë, duke përfituar nga pamje piktoreske. Stafi ynë i përkushtuar do të ju mirëpret ngrohtësisht, duke krijuar një ambient miqësor për familjet, ku plotësohen nevojat e secilit, përfshirë ato të më të dashurve tanë, fëmijëve pasi që ambientet janë të krijuara posaçërisht për të iu pëlqyer fëmijëve.
Shtegu për ecje në natyrë ofron një shetitje rreth malit që ju frymëzon. Fushat sportive krijojnë një ambient të përshtatshëm për të gjithë.